August 7, 2024

Era frynë si me tallaze – Vlora Rexhaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Era frynë si me tallaze
Mjegullinat etshëm pinë pikat e shiut
Shiu i lëngshëm rrjedh damareve të tokës
Retë bulçasin në vetëtima verore
Mijëra fletë të rreckosura ,të lënduara pa frymë
Mbulojnë trotuaret e pashkelura
Shiu s’ka të ndalur
Pikat s’kanë mëshirë rrakëllejnë
Bien në teposhtëzat e thyera
E sikur vrasin
Mijëra këmbë në ikje
Mijëra ëndërra të fjetura
Mijëra kristale të ngrira
Në horizontin e sheshtë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com