August 10, 2024

Larg dhunës në familjes! – Bukurie Binjaku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

LARG DHUNËS NË FAMILJE!

Ka gra në këtë botë
Që jetojnë ndrydhur,
Se njerëzit ç’do thonë,
Zemra në lotë mbytur.

Burri të bëjë komandë
Me mentalitet të vjetër,
Gruaja kurrë mos flasë,
Dhe kur të ketë të drejtë.

Jo kurrë mos u pajtoni
Nën dhunë, ju mos rrini,
Ecni para jetën ndërtoni,
Ç’thotë bota mos shihni.

Se kur ju keni halle plot
Në derë njeri s’ju troket,
Për fjalë të parët në botë,
Të mbetur zilisë së zezë.

Gruaja është engjëll vetë
Di e çan jetën, për bukuri,
Ju o burra me mentalitet,
S’u uroj kurrë, për ju vetmi.

Bukurie Binjaku. 11. 6. 2020. GREQI.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com