August 6, 2024

Nga po shkojmë ? – Driton Mulaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NGA PO SHKOJMË?

Për t’lidhur fjalë për t’bërë fjali
e dua pranë n’jat melodi
n’jat gugullimen e kroit tonë
ku lëshon ujë e nuk pushon

I dua pranë këta zogj shtegtar
n’këtë ditë Pranvere n’këtë ditë të bardhë
dua ta shoh dhe n’jat stuhi
ku rrëmben valë ai det i zi

Çfarë dua tjetër dua një leter
t’i çoj të fala kullës së vjetër
se është mbush vendi plot pabesi
ç’po lulëzon e mjera tradhëti

Ç’ po lulëzon tash n’ket mjerim
ku besa e burrit blihet me çmim
ku nderi shitet nuk njeh kufi
ku s’mund të shohësh askund njerëzi

Ta marr ta gris unë këtë cop letër
ka vdek çëmoti kulla e vjetër
është mbush ky vend plotë faqezi
do i ndëshkoj kjo histori

Koha do flasë fjalën e vet
për këtë Kosovë unë dhashë dhe jetë
mbi gjakun tim ngrite kala
mallkuar çofsh pse me u nda

Driton Mulaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com