Një ditë me shi – Bukurie Binjaku
NJË DITË ME SHI!
Një ditë me shi
Kujtime më sjell,
Ditar e nostalgji,
Shpirti çuar peshë.
Pika shiu numëruar
Baraz vuajtjet e mija,
Shpirti vargut shkruar,
Lotë e kripë tretësira.
Një melodi e ëmbël
Gjumë për të fjetur,
Shëtit nëpër ëndërr,
Vite që deti ka tretur.
Tokës së zhuritur
Bjer o shi, si flori,
Bujkut të mërzitur,
Njomi ara e avlli.
Butë jo me tërbim
Si engjëll me urtësi,
Që vjen me fluturim,
Bën mirësi-mrekulli.
Një zemër e lënduar
Loti shpirtin i freskon,
Qiellit me re mbuluar,
Pak rreze Dielli kërkon.
Kur bubullima gjëmon
Qiellit gërshetohen drita,
Fëmijët zhurma frikëson,
I mbledh në gji nënë-mira.
Kur mbizotëron mirësi
Plot dashuri në zemër,
Dielli ylberin, në shpirt,
Bukuri me të Zotit emër.
Bukurie Binjaku. 11. 6. 2020. GREQI.
Fotografia e Bukurie Binjaku