Poetit! – Zamira Hajdari
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
POETIT !
Ti je një klithmë!!!
Klithmë miliona shpirtrash
shndërruar në fjalë,
shkëmbenj rrëzon copash
me të dhimbjes valë….
Në stërkala dhimbjesh,
kurmi yt thërrmuar!
Por sërish këlthet!!!
Për shpirtrat e braktisur,
Zotit të Qiellit
i kërkon mëshirë,
por..,mbetën gremisur
në honet e ferrit,
lënë në errësirë…
Dhe klithma jote, jehonë e zbrazët,
aty mbet shuar…
Veç nga hiri yt,
porsi feniksi ringrihesh sërish,
me klithma oshëtimë
shqyen errësirën,
drejt dritës na grish
Zot I fatit tënd
– shpresë e rizgjuar!!!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com