August 9, 2024

Thjeshtësia një virtyt i artë! – Bukurie Binjaku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

THJESHTËSIA NJË VIRTYT I ARTË!

Kush respekton gjërat e thjeshta!
Është i lumtur, përherë nga jeta!
Në jetë erdhëm të thjeshtë fëmijë!
Ruaje gjithmonë shpirtit, atë mirësi.

Largohu nga sëmundja e xhelozisë!
Breza-breza në tokë jemi kalimtarë!
Zemër e gjerë, Diell dritë e mirësisë!
Me pozivitet kalon, në udhë të artë.

Thjeshtësia thesar, virtyt fisnik i artë!
Ditën me re e shi, inatë ti mos e merr!
Në pika loti Dielli lëshon ylberin hark!
Bukuritë e shpirtit, askush s’i rrëmben.

Duaje familjen, si të jetë Zot e Perëndi!
Jeta ka ulje e ngritje, me guxim ia del!
Ndihmo komshiun, në kohë të vështirë!
Me pozitivitet shpirti, si lule në pranverë.

Nganjëherë të duket, se jeta po mbaron!
Kur hallet të gjitha, në një grup mblidhen!
Mos u tremb, çelësa zgjidhje po kërkon!
Zoti përherë hap derën, ti lart të ngrihesh.

Bukurie Binjaku. 11. 6. 2020. GREQI.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com