Xhelozi – Dhimitri Jani Kokaveshi
XHELOZI.
Xheloze, nata…?!
Mbi flakët
e trupit të saj afronte
përkushtimet
e fshehtësisë së saj
në përceptime
mistike dritës, qëndroj
zbuluar
natës, mbi njoftimet
përziej
momentet tona
të heshtura
në përballje drite
të ndjej
lodhjeve, të fal…!
Sukseset
e saj si një pushtues
i zbrisja!…
Mendimet e errësirave
nuk t’i afroj:
Le të matet në natën
e vetmive
shpirtin e saj sulmoja
në transparenc
relaksi kur më afron
t’i transferoj
deshirat…? Joshjeve
na përpijnë
natën dhe hijet e saj i lija
derdhjeve
në zgjatimet e prehrit
ledhat…!
Më lehtësojnë dhe
iritojnë
kufizimet, ja përshtat
natës
në përforcime largësish!
Le ta sundojnë.
Dhjk © 11-06 -2012