Dua të dehem me verë – Violeta Kadriu
DUA TE DEHEM ME VERE
Po më kallet shpirti,
po më thyhet zemra
kërkova gjithë dynjanë
kush s’të vjen tek thembra.
asnjë djalë në botë
syrin s’po ma mbushë,
pranë zjarrit e pangrohur
me mallin që më zhurite ndër gushë.
Jam strukur e vetme
po tretem ne një qoshe,
më bëjnë shoqëri veq lulet
e fluturat pikaloshe,
për mua dhe blerimi
më duket se vonoi,
ende pa lindur dielli
për ne don të perendojë.
Pse s’po merr guximin
djalë të më afrohesh,
para vashës së zemrës
duhet të burrërrohesh,
s’po ta mbushin syrin
as ty vashat e tjera,
se gjithmonë trendafili
është MBRET e jo ferra!
DUA TE DEHEM me verë
o me raki rrushi,
le të ma djegin zemrën
edhe ashtu si prushi,
edhe pa to mendtë
duan të më dalin
kot e frenoj veten
ndjenjat nuk më ndalin.
Nuk po mund të nxjerr fjalë,
gjuha më është mpirë
e ndër dejt e mijë
gjaku më është ngrirë,
sytë më janë turbulluar
asgjë qartë nuk shoh,
më është errësuar mendja
as veten më s’po e njoh!
Athua moj Perendi
qfarë kështu më zuri,
gjithë ky afsh dashurie
që më mbështeti për muri…
Apo i tillë fati
qenka i shkruar për mua
mos të më sundojë inati
por,vetëm të të dua,të të dua…!
A mendon oj zemër
se nuk do të t’zë mallkimi,
e në jetën tënde prej boemi
nuk do të zë vend trishtimi,
sado gota të kthej apo të kthesh
le të jenë Verë apo Raki
nuk do të mund e shuajnë shëllirën
e lotëve të tu dhe të mij!
VIOLETA KADRIU 31 MAJ 2020 PODUJEVE