Gërma kuturu lëshova! – Bukurie Binjaku
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
GËRMA KUTURRU LËSHOVA!
Në detin me ndjenja
Një vapor e ngarkova,
S’pyeti sa ishte pesha,
Gërma kuturru lëshova.
Ato zunë nga një vënd
Me rregull të radhitura,
Shpirti shkoqur si rërë,
Thërrime ar të ndritura.
Morën një rrugë të gjatë
Çdo lexuesi përshëndetje,
Dikujt i vajti si gjë e thartë,
Llogaritur mirësia mbetje.
Por në disa të tjerë arriti
Që lotin e kripur e njohin,
Trishtimin si Diell u ndriti,
Filluan shpejt t’a harronin.
U futën në vapor mirësie
Në det-oqean po notojnë,
Të tjerë zënë në pendime,
Falë Zotit numrin shtojnë.
Bukurie Binjaku. 12. 6. 2020. GREQI.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com