Kosovë! – Fatmire Musliu
KOSOVË!
– 21 vjet dëshmorëve u hodhem lule plastike mbi varre por një ligj për mbrojtjen e luftës së tyre nuk e bëmë.
– 21 vjet u çjerrem duke recituar parulla patetike por një muze nuk e bëmë dot.
– 21 vjet përkrahem dhe zgjodhëm përfaqësues të cilëve ju vjen rëndë të përkulen para sakrificës së popullit të vet.
– 21 vjet nuk arritëm dot të bëjmë një padi për gjenocid por bëmë një gjykatë speciale kundër UÇK-së.
– 21 vjet grindemi me njëritjetrin në vend që të zhvillojmë politika progresive.
– 21 vjet u përjargëm pas deklaratave të lloj lloj zyrtari të huaj pa e kuptuar që ne jemi ata deklaratat dhe veprimet e të cilëve duhet të kenë peshë.
– 21 vjet improvizim politik, ekonomik, kulturor….,
Kosovë nuk kemi të drejtë të t‘kërkojmë as falje.
UÇK vetëm liria që na sollët ju është vlera që nuk zbehet kurrë. Pushka juaj solli NATO-n e ju bashkë sollët lirinë.
Lavdia ju takon juve; deri në përjetësi.
Fatmire Musliu