Nuk mund ti harroj – Suzana Rama
NUK MUND TI HARROJ
I lashe endrat te brishta,
rrugeve me shume mundime,
dhe ju betohem qe i kisha,
te shtrenjta sa dhe jeten time.
Kur i kisha i ledhatoja me kujdes,
per ore te tera neteve pa gjume,
me sillnin perhere sadisfaksion,
i desha me shpirt, aq shume.
Heshta nder vite nuk protestova,
nuk i shuajta dot sa deshirova,
brenda tyre isha si nje flutur,
dhe ne zemer mbeten gjunjezuar.
Por qeluan kokeforte endrat,
dhe pse te brishta me ngacmonin,
s’me linin te qete neper ditet,
qe jeta sa vinte, me sfidonte.
Tani eshte vone ti kerkoj,
s’me mbajne kellqet ne greminat,
dhe honet,ku rruget me cojne,
kalvarin e jetes me kujtojne.
Dhe do vazhdoj te enderoj,
dhe pse mosha sa vjen, rritet,
ndihem mire, shpirtin gezoj,
dhe pse, rinia me pervidhet…
Tirane 11 06 2020
Suzana Rama DV