August 28, 2024

Pranvera në vendin tim – Driton Mulaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PRANVERA NË VËNDIN TIM

Pas një Dimri me acar
me të ftohtë e më të ngrirë
dolën rreze Pranverore
bashkë me fëmijë dorë për dore

Fllad Pranverë mbi bregore
ku lëshojnë tingull ca cicerima
jemi kthyer në zogjtë shtegtar
që shtegtojmë mbi det dhe mal

Stinë e bukur stinë e zjarrtë
që për bujkun është e artë
ta lavrojmë shokë këtë lendinë
luledielli këtu m’binë

Qeli Lulja Trendafili
filloj këngën dhe Bilbili
dhe Shqiponja grabitqare
tash versulet lartë ndër male

Ti je stina Pranverore
me këtë natyrë aq madheshtore
aq shume ja shton bukurinë
ky bariu me bagetinë

Në çdo gjeth e në çdo Lule
fluturoj unë me gëzim
jam një Flutur krahëshkruar
jam mbretëreshë e vendit tim

Driton Mulaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com