August 9, 2024

Ti je parasja ime – Xhuljeta Ferraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TI JE PARAJSA IME!

Aty ndihet rehat shpirti im,
Vetëm në krahët e tu,
Kur buzët mi puthë ngadalë.
Ti je parajsa ime.

Lundroj me sytë e mbyllur,
E sigurt në zemrën tënde,
Mos më zgjuaj nga kjo ëndërr,
Ti je parajsa ime.

Lotin e dashuris të lutem,
Lëre të rrjedh mbi faqen time,
Mi thaj me puthjet e tua,
Ti je parajsa ime.

Vin si dallgët e detit,
Shpirtin ma trazon,
Pastaj ikën me perëndimin,
Ti je parajsa ime.

Do pres aty tek shkallët,
Me gotën t’ime në dorë,
Mos më le të dehem,
Ti je parajsa ime.

Me sy do ta kërkoj,
Imazhin tënd në mes të turmës,
Ti vetëm buëzqesh,
Ti je parajsa ime .

Edhe po u vonove,
Unë do pres akoma,
Ndofta do jem plakur,
Ti je parajsa ime.

………………………………………………………..
Autorja-Xhuljeta Ferraj -12/06/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com