August 9, 2024

Verë e vjetër dhe vjeshtë! – Avdyl Zeneli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

VERE E VJETER DHE VJESHTE !

Gjithkund , feston fitimtare vjeshta
Pushtuar e ka qytetin nën shi
Si pijetare , shipikash dhe rrekesh
Frymëzon poetët , të shkruajnë poezi

Shtruar e qetë hapsirës të pafund
Në të grinjtë shndërruar qiellin
Furishëm , shkund gjethet nga pemët
Fsheh rrezet dritëngrohta të diellit

Përbetim , kjo mbushje shpirtërore
Përmbytje me vargje dhe heshtje
Fluturojnë tufa – tufa shkronjat
Si gjethet e kësaj fundvjeshteje

Kjo muzë – muze , që fryn dhe bie
Vargje sjell , të shkruhen në letër
Dehuri , kujtimesh dashurie e vjeshte
Shijon , si një vere e kuqe , e vjetër !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com