August 10, 2024

“Këmishë” e Perëndisë – Myrto Hysaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

“Këmishë” e PERËNDISË

Kush më shpejt, kush më ngadalë.
Te kjo botë erdhëm pa emër,pa kartë.
Nënës ia lamë këmishë të PERĒNDISË.
N’panair njerëzimi,varej tjetër këmishē.

Thurur me fije pambuku herë prej ari.
Me prerje antike herë kohës moderne.
I shndriste pamje,kur ma sillte babi.
S’ishte si e mamit,ngjante këmish jete.

Në ditët e festave,si ajo e diplomës.
Panair njerëzor,mes ngjyrash flakëronte.
Të gjithë veçonim kostumin e kohës. “Këmishë”Perëndie,asnjëra s’ngjasonte.

Ajo kishte mbetur,tek trupi i NËNËS.
Thurur n’fije shpirti,ngjyros gjak t’zemrës.
Kërkova n’gjitha stinët,mbarë PLANETIN.
“Këmishë”si AJO,askund nuk kam gjetur.

Myrto Hysaj qershor 2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com