Kohe e shkuar – Driton Mulaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KOHË E SHKUAR
Ç’të shkruaj për kohën e shkuar
ç’ të shkruaj për ty
ke kënë mollë e ndaluar
n’jatë t’bukurën rini
Mbretëreshë e kohës ishe
kurora ku të mbeti
iku përtej valëve
Iku përtej deti
Tash malli të mori
për ditët rinore
për fjalët që peshuan
dhe çastet gazmore
Matanë oqeanit
malli po të m’ plakë
çmimi yt i kohës
e deshi atë fat
Sot letër mos shkruaj
sot Lulja nuk qelë
iku ajo kohë
perëndoj ai diell
Driton Mulaj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com