Vetja ime! – Moza Reçi Shehi
Vetja ime❗
Sa herë eca shpejtë kokën pas se ktheva,
Në pjatën e huaj asnjëherë nuk n’gjeva,
As fytyrën time kur nuk e ngjyrosa,
Çdo hallë edhe brengë brenda i ngurosa,
Përse kërkon të fshihesh tani brenda meje?
Kur gjakë edhe vrerë të rrjedhë nëpër deje!?
Dua që ti shfaqim të mira e të këqia,
Që ti themi botës se kjo është njerëzia,
Unë vetë të ushqeva me bukë e me ujë,
E kur nuk të thashë që ti je e huaj,
Sillu ka të sillesh prapë te unë do vishē,
Unë nuk do mërzitem do të pranoj sërish,
Përse më urren, e s’më thua një fjalë,?
Sa herë që unë gabova ti para më ke dalë?
Vrejtje e lavdërime për mua patën vlerë
Tani ditë për ditë presë të vijë pranverë,
O sa shpresë e dritë që ka brenda meje!
Veç zjarr për t’u ndezur kalon nēpër deje,
Pērse nuk i pe ti kaqë pranë më kishe?
Kur gjërat s’të pëlqyen u s’truke ,u ngryse,
Me ty bisedova ti kurr s’më gënjeve,
Shpresën unë te ti, vrullin s’ma ndërpreve,
Endëm gjithmonë bashkë, në brengë e gëzime,
Unë kurr nuk të humba brenda vetja ime.
Moza Reçi Shehi
Datë, 13/06/2020