August 5, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

BOT

Bot!
Diellin pêrqase
Zeniti yt thêrriste
shpirtêra,
si kurthe ngritur…!
İ pêrpin pakthim.

Grimcat e ersirês
hapsir dielli i ftonte
Dridhej syri i sythit
qê priste tê bêhej
gjeth
Ujt’ê e burimeve avullonin
rrugêve tê zifta,
si qarje tê zvargur
dhimbjesh…
Sytê shqyente i
pagêzuari
qê loj e fatit e veshi me
ngric
dimrit tê diell’t.

Zgjatej njê dorê…
Kacidhet e dhêna
si qêndrojnê tê grisurit
xhep
Endej reklamave verbuese
Pasqyrês, vetes shikonê
gjurmêt e shkelmave kurrizit.

Mbi to hedhur Kujtimet e hidhura, t’pashkruara…
S’kêrkonte asgjê mê shumê se njeri!
Pak drit e liri tê vêrtet…
Ej… bot, bot…
Ti s’mundesh tê japêsh ato
Je bot e mbarsur kupolês qiellore…

Ylli Pollogati/ Qershor -2020-
————-/////////—————

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com