August 10, 2024

Detit zemërgjerë! – Bukurie Binjaku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DETIT ZEMËRGJERË!

Ç’po qanë deti, këto ditë vere
Lokalet hapur e karriget bosh,
Çadrat mbi rërë mbetur vetëm,
Lart pulë bardhat, diç kërkojnë.

Rrugës kur kaloj, anës së detit
Heshtja pa njerëz flet shëmtuar,
Trishtuar zemra, shpirti i shkreti,
Deti zemërgjerë, s’na ka larguar.

Në rërë u ula, mbi të nisa germa
Kemi frikë se kështu po na thonë,
Valë deti dorën më vuri te zemra,
Qiell i shpirtit të tij, rrodhi ca lotë.

Mi prishi shkronjat e mija trishtim
Më tha t’i korrigjoj, se ato mi mori,
Rërën bëri fushë, si letër për shkrim,
S’arrita të shkruaj, vala më shpalosi.

I ftohtë ca deti, por Dielli u përgjigj
Retë që duken zbuti, me ngrohtësi,
Detin e përqafuan, plot mike e miq,
Se Zoti nga qielli fal, përherë mirësi.

Bukurie Binjaku. 13. 6. 2020. GREQI.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com