Dy pleq – Fatmir Gjata
Dy pleq
Dy pleq i pashë dje në lulishte,
për dore zënë me qetesi
Plak i fërkonte flokë të bardhë,
dhe ajo qeshte si fëmijë
I pëshpëriste fjalë në vesh
ai i puthte një gërshet
Shikonin ëmbël njeri tjetrin,
sikur nuk ishin parë një jetë
E pashë një dashuri të vjetër,
që kish kaluar mij tufanë
Shtrënguar fort në vetmëvete,
qëkur për herë të parë u panë
Fëmijët ikën andej larg,
(zogjtë shtegëtojnë në stinë të mjerë)
Ata fërkuan sytë e lagësht,
e mbajtën hapur atë derë
Dhe i shoh çdo ditë në lulishte,
mbështetur mu tek bliri plak
Ku dikur shkruan emrat bashkë,
brënda një zëmre kuqe flakë
Një jetë të tërë kaluan bashkë
e bashkë do vdesin përqafuar
Në mes lulishtes së qytetit
edhe tej jetës dashuruar…
Fatmir R Gjata