August 28, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FILXHANI..
(Poezi)

Nuk e pimë kurrë një kafe filxhan,
luajte me veten: “Ma mban, nuk ma mban”!

Më kujtohen shpesh të tuat shikime,
porsi pendë zogjsh, plot me vezullime!

E qeshura gazmore, lëkura si dëborë,
flokët sterr si nata, m’e bukura kurorë!

Tani më kërkon, por ikur jam, larg,
atje ku qetësia nuk shihet përqark!

Karar i dhashë vetes, nuk munda më dot,
ta fala filxhanin, aromë lulesh plot!…

MA SHAA ALL-LLAH!

✍️ @ Behauddin GASHI ✍️

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com