Kërshëri e pangopësi – Argjend Hasani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KËRSHËRI E PANGOPËSISË
Dikush në muzgun e natës,
Ngrysej kokë e bisht dinakërisht,
Bredhte si një qen endacak.
Në natën e vonë,
Zgjaste duart e pista,
Në mozaikun e shenjtërisë.
Ai nuk ishte anonim,
Kishte një ÇEKAN dhe një DRAPËR,
Që rrëzonte murin e djersës sonë.
Ishte dikush që nuk lahej dot,
Që edhe dijen, e kishte vënë në kurth,
Dhe pangopësinë, e salutonte.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com