August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KRIMBAT E SHOQËRISË

Të dashur miq e lexues
Njohës të artit ju njerëz me vlerë
E ju që shitni moral për të tjerë
Para se të komentoni logjikoni njëherë

Përmes poezisë nuk humbim moral
Jo as kur dashurisë i shkruajmë mall
Krijuesi i vërtetë i sheh gjërat më larg
Jo si ata të mjerët të lig e të ngratë

Ju që bëni gjithçka kur iu vjen një rast
Ju që tradhëtoni e poshtëroni me kast
Shtireni të mirë me moral të lartë
Para fajit tuaj ndjeheni të vrarë

Mos e ulni vetën në paragjykime
Në shekullin kur jetojmë është krim
Të kapesh për fjale të shitesh trim
Me ide të tilla veç shoqërinë e krimb

FK
3.6.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com