Letër zonjës Pejë – Skender Hysenaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
A thua, kur nga qielli në vegim
shkëputet një yll e bie në pyje
iku edhe dikush në amshim,
ai ende nuk u kthye!
A harrohet hëna mbi Shtedim,
a janë skuqur qershitë
po gruri në arat e bacës Gim,
borzilok a mbajnë erë shtëpitë?
A ik i buzëqeshur Lumëbardhi
kur vrapojnë fëmijët me nxitim
të parku i vogël, se doli Bardhi
tu hedhë pëllumbave ushqim!
A luajnë dallëndyshe sipër Drini
me fyt çupash a qeshë qyteti,
rrugëve a ndihet erëmirë blini
kur pleqtë i kujtojnë rininë veti?
Mi ruaj zonjë të gjitha në varg
ani se do të jetë i gjatë sa jeta,
lumturinë kush kërkon larg
për të kthehet gjurmëve të veta.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com