Mirësia përherë triumfon! – Bukurie Binjaku
MIRËSIA PËRHERË TRIUMFON!
Me zemrën bisedova
Por tashmë e qetësuar,
Më tha shumë durova,
Mes ferrash thumbuar.
Eh dhëmbje shkaktuar
Grricje me thoj të gjatë,
Nga vinte e pa kuptuar,
Pa djallëzia, gjë e rrallë.
Sa gjëra mënd i mbante
I kish hedhur, në një bllok,
Kyçur me të trashë kapak,
Shpirti shenja të tharë lotë.
Zemër e lindur, e madhe
Si yje stolisur dritë-mirësi,
Hënën mbi dete s’e ndante,
Diell i ngrohtë, plot dashuri.
Nëpër acare, furtuna ku kaloi
Qeshur mes dhëmbjes lotuar,
Përmes malit, tunelin ndriçoi,
Mbetur si një lule e vetmuar,
Një zemër, që lulëzon mirësi
Ndrit ylber, me njëmijë ngjyra,
Se s’e njeh, kurrë fjalën ligësi,
Kur zemra qanë, i qesh fytyra.
Njeh gjuhë zogjsh, kur këndojnë
Dhëmbja qetësuar nga meloditë,
Behar e verë, shpirtit gjithmonë,
Me mirësi triumfon, tërë stuhitë.
Bukurie Binjaku. 14. 6. 2020. GREQI.