August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NGRYSJE

(Kush më ka faj mua që nuk i gëzohem marres?! Hë, po de!)

Kleptomania i ra me turr thesit të kokrrave,
bini o burra, granimi le t´bën sehir, âshtë zaman burrash për kokrra
turr e turr … më serbez bash kurr

N´Urë t´Ibrit … aty ku bashkohet vrojtimi dyanësh,
qyqja këndoi kângë t´përzemërt
ec e mos kjaj nga nostalgjia … diqyshë si p´rralla e Landovic´s

… kukama nuk ndihej po ndjehej

Pse je kaq kryeneq, m´tha mènja jeme,
a nuk po e sheh që u kall Qielli i Prishtin´s,
e bënë që t´ia ndalin vajin Artan´s t´perlotne përmortshëm
me kollovodje … zhurka e kolla për okolla

… për dy djemë nanash, nuk âshtë kjo fundi i minierës
nuk âshtë as nëpërkëmbje e nderës

… fundja, a nuk u bâ i madh “fistari”

Ah … nuk k´thehet bosh haxheti e ibadeti prej përtej deti
burrat që “ruajn” prapanicën me nderë, janë zap,
ec e mos ji krenar … një ditë edhe mund t´pjellin by…-by …ash

… ilaq për pshtim nataliteti, bre

Nuk e di cili tha se “Shteti Kushtetues u vra” … po ncëk, ncëk …
myftari sall msit kje, derë më derë ua pleqnon dertet
nuk ia gjenë shoqin kund tjetër

Sa mirë, Qershori … apriori … kah Gazimestani
aty i “tjehet zani me gurmaz azgani”
hë lum e lum vatani

Kohë fishekzjarresh … kohë marresh …
jo largë nga aty … n´Artanë … vend e kohë varresh

Mentor Thaqi
3 Qershor 2020

PS. Fyerje as shamje nuk lejoj, i merzitun jam vetë e nuk më hyjnë në punë merzitë boshe! Mirëkuptim, ju lutem!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com