August 11, 2024

Nuk munda sot! – Avdyl Zeneli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NUK MUNDA SOT !

Nuk munda sot , të shkëlqej në lirikë
Me trishtimin peshë , si fëmija i palodra
Pikëllimi i vargut , në shterpësinë e ëndërrës
Kuçur e ndryshkur , kaq gjatë nga koha

Nuk munda sot , t’i largoj këto vargje
S’arrita dot , të fshihem në pasgisht
Të strukesha i pahijshëm nën hije
Me dhimbjen që rreh si zemër në shpirt

Nuk munda sot , të mos e mbush armën time
Shënjestër mallkimin , me pikën mbi ” i ”
I pikëlluar dyfishësisht , shkrep pikat mbi “ë”
Masakrës të kësaj bote , e quajtur varfëri !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com