Paqja e natyrës! – Emrije Krosi
Paqja e natyrës!
Pas, më shumë se tre muaj, nga izolimi ndaj virusit, në një piknik tek liqeni, natyra na jep qetësinë dhe paqen, që na mungon, të lodhur nga problematika jonë përditësore!
Zoti e ka bërë natyrën kaq perfekte, ku rregullatori i Epërm, kurrë nuk gabon. Ajri, dielli, liqeni, uji, zogjtë, udhët me mijëra njerëz, ku fëmijët totalisht të çliruar, brenda botës fëminore, të shkujdesur, në botën e tyre të lodrave, soditim kodrat si kurorë rreth e rrotull plot gjelbërim, ku kori i zogjve dhe arkitektura e shtëpive tek Kodra e Diellit,rrezet pjerrohen mbi sipërfaqen, e rrudhosur të lëngët të ujit,teksa një freski e gjelbërt, vesh petkun e magjishëm të mesqershorit.
Një curril uji me mijëra spërkala,vallë zon me erën,ku ca rosa uji, vargojnë në rrjesht duke parakaluar në pasarelën e ujit, që dallgë- dallgë, krahërojnë me puplat, para syve të njerzve që shkujdesur gjerbin kafetë të çliruar totalisht nga frika e Covid-19.
…e era butësisht na ledhaton flokët dhe tund degët gjetheshumë!
@emitiranë 13.06. 2020.
Emrije Krosi