August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PROTESTA

Ishte natë e zakonshme për atë stinë të vitit
pa hënë e pa yje
bora akoma nuk ishte e shkrirë e tëra
të zakonshme ishin
edhe ëndrrat e njerëzve që flinin
si të iket nga atdheu
(në kërkim të një jetë më të mirë)
dyert e shtëpive ishin të mbyllura me një
dy
apo tre çelësa

Një lule sapo nxori kokën
në të çarën e betonit në trotuar
Lindi dita
njerëzit me duar që vet i kishin lidhur me zinxhir
hanin mëngjes
bënin dashuri
bridhnin rrugëve
në gjumë
Assesi të zgjoheshin nga vallja e fyellit
që i binte me të katër këmbët
një gomar i shtrirë në kokërr të shpinës
në zyrën e shtetit

Kishin frikë
nga liria

Xhevdet Bajraj
“Kur qajnë hardhitë”, Armagedoni, 2019

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com