Pse po hesht..?! – Ardian Muca
Pse po hesht..?!
Vërtetë,përse po hesht,poet?!
Kjo heshtja jote m’lodhi shumë.
Unë e di,që t’i në heshtje po gërthet.
Ka lezet,kur fjalët gurgullojnë,lumë.
**
Më thuaj të lutem pse po hesht?!
Apo fole shumë,e thua,:”of plasa”!
Pa leje i stivose trungjet turr n’rresht?
Gdhendi me sharrë,në listera e dërrasa.
***
Bezdia ime,kur mollois e flet shumë.
S’të kuptojnë,po prania jote është event.
I rrokullis fjalët,si gurët n’lumë..!
Dhe me heshtjen tênde,je prezent..!
****
Mos fol me vete,se askush s’të dëgjon.
Unë i zura veshet,se heshtja jote gërthet.
Dhe po ta ngresh zërin,askush s’të kupton.
Sekush është i lodhur në absurdin e vet..!
*****
Mos po hesht se të dhimbsen fjalët.
Apo u lodhe,se ia fute kot,ca si shumë.
T’ë tjerët,po tregojnê gjoksin e shalët..
Ti thua,:”Unë narcizmin e mbyta n’lumë”..!