Qershia…! – Emrije Krosi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Emrije Krosi
Qershia…!
Syqershia,
pikon lëngun e pupurt,
plot afsh dashurie mjerane,
në kodrën e zbrazur nga erërat….
…nursëza lulesë…!
I thinjur dielli,
tek nder krahët si hamall,
mbi degëkokrrat,
Sakura *përmytet në lumin rozë të Megurës *
shveshur nga zhurmat e largëta të fëmijëve,
pa duar të qullëta gruaje shtatzanë,
plotëri afshlëngu,
në nepsin e paralindjes.
Qershia,
lëngëzon në majëkodër!
@emi Athinë. 10. 05 . 2019.
(Shënim: Sakura * lulëzimi i qershive, në Tokio, është një spektakël lulesh qershie, që shkundin petalet ne lumin e Megurës, duke e bërë sipërfaqen ujit të trëndafiltë).
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com