August 10, 2024

Jam mbyllur vetmisë e mërguar – Shpresa Gashi Zurnaci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

JAM MBYLLUR VETMISË E MËRGUAR

Ka jave qe ndihem e merzitur
E mbyllur si zogu ne kafaz diku larg
Kam mbetur brenda vetmise duke e pritur
Ate diten e bardhe e te arte

Na thone se duhet mbyllur te rrini
Nga kjo e zeza pandemi Covidi
Me thoni ju miq se si kohën vetmise munde ta grini
Deri sa diten e lirë e pritni

S’ka kush as te me pershendete
A nenen te perqafoj e te nxjerr mall
Jam mbyllur ketu larg vetmise vete
Dhe s’kam te nderroj as dhe nje fjale

Dhe lulet kane rene ne merzi
Pikturat heshtin e me shikojne me dhimbje
Vetem librat me kan mbetur miqte e mi
Dhe poezia qe here here me vjedh frymezime

Dhe ikin ditet kesisoj te vetmuara
i ngjajne njera tjetres e flatrojne
Une mbetem pritjes diku larg e harruar
Pres lajmin e mire te me gezoje

Shpresa Gashi Shepresa Zurnaci

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com