Si su ngope ende me mua moj e zeza natë – Lumturije Sulejman Drenica
Si su ngope ende me mua moj e zeza natë
Përse o ditë e bekuar me plotë shpresë u dorëzove?
Po ja le vëndin natës shpirtë zezë të gëzohet,
Përse e lenë atë terr të zi të tallet e të loz me mua?
E me shpirtin tim që aq shumë vite po vuan.
Përse po më shtynë me aq forcë të të mallëkojë?
Përse s’më lenë të qetë moj shpirt zeza natë të jetojë,
Me ëndrra të liga gjumin çdo natë po ma lëndonë,
E mes errësirës tënde shpirti im merr rrugë të largëta t’udhëtojë.
Përse moj natë e pashpirtë më mundon aq shumë ?
Atë rezen e dritës përse nuk e lenë që të më ndriqojë,
Atë rrugën e mërgimit plotë gjëmba ferash mbuluar,
Që nuk la vena gjaku pa shpuar e kockë pa lënduar.
Ah;-moj natë shpirtë zeza si s’u ngope ende me mua,
Ah moj natë ,moj e pashpirtë e zemër lig,
Përse s’të mjafton dhimbja ime,më donë më të përvëluar,
Përse në plagët që më kullojnë gjakë më hedh krip pa pushuar.
Të lutem moj shpirt zeza natë më lër të qetë,
Shpirtin e drobitur lëre ëndrra të bukura të ëndërroj,
Atë rrugën e bukur të agimit të ditës në të shtrenjtin dhe,
E të mbështes kokën në prehërinë e të dashurës nënë!
“Lumturije.S. Drenica “