Sot vargu im – Abdi Përgjegja

Sot vargu im
ka njeh tapë i dehur,
mbrëmë piva me yjet nektar.
Nuk e njihja si pije isha i etur,
sa m’ka deh si kurrë në jetë ma parë.
Lidhun nërduar
me rrypa e zinxhirë,
pa vemendje të zotit,ai s’din me ba za…!
Ani ndjehesha njashtu kaq mirë,
sa m’dukej vetja
si zog n’hava”!
Zot a mundesh
me m’ba t’pimë prapë,
eliksirin që piva ndër yje mramë..!
Unë nuk të kuptoj ty pa u ba krejt tapë,
kurrë s’mu bane
babë as nanë…!
Në çdo fjalë
që t’them të dukem i dehur,
anipse s’kam pi pikën e alkolit.
Shekujsh prej meje i fshehur,
si mundesh me m’pa
pa pikën e zorit !
Ti heshtë
atje në “shejtninë tane
në Olimp,
si engjëlli im që më ndjek në yje.
Asnjani përgjigje pyetjeve s’ju jepë,
ndaj mospërfilljen tuaj
e mbys
n’pije !
Miku Artit