August 10, 2024

Të shkuarat mund të rikthehën – Fran Tanushi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TË SHKUARAT MUND TË RIKTHEHËN

Frika tanim më është fanitur
për të ndriçuar punërat e bëra
të një kohe kaherë të ikur
më gjurmë të mbetura në zemër

Dhe dëshirat po më veniten
të sakrifikoj tutje
gjëra të shtrenjta
për disa vërragë të vjetra

E qe kanë mbetur akoma
të ju vardisem si dikur
ndërsa ka kohë që e kam shijuar
aq shumë heshtjën

Pas përjetimit
të ndijesisë së këndshme
në një kohe të shkuar
tanim dhe të vyshkur

Të shkuarat ndonjëhere
mund të rikthehën
edhe pa pritur
duke na i grrithur kujtimet

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com