Vuajtja e shtëpive – Ylli Meçe
VUAJTJA E SHTËPIVE
E di shtëpia ime e dashur unë e di fort mirë
E di pse ti kokën ma mba pakëz mënjanë
Dikurs’ ishe aq e bukur, deomos as vilë
Por “barku yt” me njerz, plotë tej e mbanë
U ngrite në këmbë me mure jo modernë
Veçse për ty ne ishim më i madhi univers
Gëlonin zerat tanë e brenda, kishe harenë
Aty i mësuam fjalët, Atdhe,nder dhe besë
Tashmë, nga jashtë ti vërtet ndrin nga bukuria
Por unë e kuptoj shpirtin tënd që vuan shumë
E di, ke kohë që s’dëgjon si qan e qesh fëmija
E vetmuara pa njerëz, sa keq larg teje dhe unë
Ahh… ta dish ti shtëpia ime sa të dua, aq pa kufi
Zemra më qan me lotë, po pse shpirti nuk i ndal?
Atdheu im! Bëhu i mirë e kthena të gjithëve te ty
Ne shtëpimbyllurit e gjysmës tënde,mbetur në hall !
Je e bukur strehëza ime, e bukura gurëtretur
E mbyllur pa njerz, qëndron në këmbë e vdekur!
Autor, Ylli Mece