August 10, 2024

Lotët e pafaj! – Muhedin Mahilaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

LOTËT E PAFAJ !
( ripostim i dt. 04 prill 2020)

Çfar kërkon rrethim ?
Çfarë kērkon nga mua ?
Do shkoj të takoj
Leshra prerën në krua .

Sytë e saj të zezë
Sy të lëngështuar
Si bari nën vesë
Presin duke lotuar .

Një pikë loti i saj
Kur bie përvëluar
Barin e ka tharrë
Malin e ka rrëzuar .

Për vetullat e sajë
Vetulla gjarpëruar
Pranverë nazemadhja
Mbeti e vonuar .

Do vete të freskohem
Lotët do tja pijë
Pranvera të xhelozohet
Të marrë rrugën të vijë .

Do vete të freskohem
Në lotët e saj
Jo me ujè burimi
Me lotët e pafaj . !!

M. Mahilaj 04 04 2020
Vlore Albania

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com