August 7, 2024

Me merr o malli im – Xhemile Aliu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Me merr o malli im

Me merr të lutëm me merr
Në krahet tuaj fluturimë
Më dërgo në ato blinaja
Atje ka mbet dhe malli im

Në ato fusha ku unë lodrova
Atyre ditëve të fëmijerisë
Aty kan mbet endrrat e mija
Në çdo moment ajo m’bezdisë

Me merr të lutëm me merr
Me ul kambkryç afer oxhaku
Aty ku dikur rrinte nji burr ulur
Me qibukun në dorë kryeplaku

Dhe fjala tij ishte e pastër
Ishte e lartë kush nuk lundte
Dhe besa tij kurr nuk thyhëj
Ishte besë burri në bazë kanuni

Me ço të lutem mu atje lartë
Ku flamuri u valvit së pari
Atje në ate kështjellën e gurit
Aty ka mbet besa shqiptarit

Me merr të lutëm me merr
M’dërgo mbi Prekazin krenar
Aty dielli lartë rrezet lëshonë
Shpërndan mbi terë trollin arbëroro

O mu aty është terë fisi im
Që ndër shekuj ka thur lavdi
Aty është tërë nderi i arbërorit
Na thrret ndër shekuj oj shqiptari

15-06-2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com