August 3, 2024

Moj raki pikë e bekuar…! – Bukurie Binjaku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MOJ RAKI PIKË E BEKUAR…

Dua vetëm sonte të pi
T’a kthej edhe me fund,
Një gotë të vogël, me raki,
E të më rrjedhë, loti lumë.

Do pi unë, sa të dehem
Ankthin tim, le të harroj,
Shpirtit sot t’i rrëfehem,
Dhëmbjen e tij, t’a largoj.

Të dal në një majë mali
Atje te një burim i ftohtë,
Një qepë, thërrime djathi,
Me pak raki e të ëndërroj.

Veç me natyrën, le të flas
Sot unë vetëm, dua të jem,
Me zogj këngës t’ia thërras,
Kujtimet që kam, në mënd.

Një gotë të vogël, pa dolli
Sot të pi pak, thjeshtë dua,
Mos fryj mëndjen, me raki,
Disi shpirtin tim qetësuar.

Zjarr malli, për motër, vëlla
Shpirti djeg, për viset e mija,
E hidhur kur të lashë Vatan,
Rënkon shpirti eh nostalgjia.

Nuk dua, t’a ndjek rakinë
Pak e saktë, të ndihmon,
S’ia kam dhe shumë zilinë,
Se shtëpinë, të shkatërron.

Njëri pi me shtatë palë qejfe
Pijanecët i thërret, me rixha,
Gjithë familjen, fut në siklete,
Pa punë frigoriferin, bosh e la.

Rakinë Zoti e dha, në krijesë
Për urime gëzime e muhabet,
Pije kandarin, mbaje në brez,
Ndryshe mundon dhe të tjerë.

Moj raki si pikë loti e kulluar,
Nga kazani, gramin s’e humb,
Kush të pi me matë, i gëzuar,
Kush e tepron, flë dhe në rrugë.

Bukurie Binjaku. 15. 6. 2020. GREQI.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com