Riciklim – Zamira Hajdari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
RICIKLIM !
Ikin vitet, pareshtur rrjedhin
Në shtratin e Kohës shuhen e treten
Çastet e jetës pa mëshirë na vjedhin
Humbin, harrohen, veç pak kujtime mbeten.
Lindim, rritemi, plakemi dhe vdesim
Kurmi na prehet në gji të Tokës mëmë
Në memorjen e Kohës, emrat tanë mbesin
Riciklohet Jeta, në filizat që pas lemë.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com