August 10, 2024

Femitë e mi në atëdhe me i pru – Gezim Deda

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Femitë e mi në atëdhe me i pru

Nëne lokja shkrete e merzitur
Femitë e saj ajo po pret
Në prag t’deres e ngujuar
Ka shumë mall për bijtë e vet

Syte e saj ujvar kullojnë
Zemra saj fort është tharë
Fëmit e mi, pres ti takoj
Në kurbet, i kam shumë largë

Dite e natë ajo nuk flet
Flet në heshtje me plot trishtime
Mendon shumë per femite e vet
Ka shumë frike se vdes jetime

Do të vdes ne prag të deres
Trupi im do jetë shfaros
Ne këtë ditë të nxehtë vere
Nuk kam njëri të me varros

Do të vdes me shpirtin Bosh
Unë do lutem ç’do ditë për ju
Nga parajsa do ju shoh
Femitë e mi në atdhe me i pru..

G Deda;

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com