Gjitonia shkon e s’me flet – Hiqmet Mehmetaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
GJITONIA SHKON E S’ MË FLET
– motiv popullor –
O shokë, se ç’më ka gjet,
Gjitonia shkon e s’më flet,
Hën’ e plotë pesëmbëdhjetë,
Më ka vënë nē siklet !…
Me naze shkallët i zbret,
Tundet, shkundet si purtekë,
Trak e truk tàkat troket,
Me bisht të syrit më vret,
Ç’ më tërbove, moj lanet,
Si rrufeja më godet,
Folëm moj, s’u bë kiamet,
Mos më ler vetëm, të shkret !
H. Mehmetaj 1976
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com