Kuvendi i bishave! – Zamira Hajdari
KUVENDI i BISHAVE !
U mblodhën bishat në kuvend,
të shtrojnë e të zgjidhin hallë,
i madh ish halli (merret me mend)
gjahu në xhungël,ish bërë i rrallë.
Luani ulur mbi fronin e vet ,
sjell elefantin pikë reference,
– Më duket se fajin e kemi vetë,
i dhamë të ketë zonë influence.
Dhe ja, ç’na bëri ai gjigand,
mblodhi bim’ngrënësit në zon’ të tijë,
për jetën e tyre, doli garant,
për ligjet e mia s’do tia dijë!
Për orë e orë,gjatë diskutuan,
merr fjalën tigri, ujku, çakalli…,
rrahën mendime e plane shtruan,
por ish e kotë, pa zgjidhje halli.
E mori fjalën dhelpra, në fund.
– Diplomacia, miq të na rrojë,
do ta sjell gjahun këtu, pa mund,
e kam një plan, të na shpëtojë.
Pa doli dhelpra, nis e thërret.
– Banorë të xhunglës, dilni festoni,
sot, elefantin do shpallim mbret
Luan gjakatarin, e rrëzuam nga froni.
Ejani, mbretit të ri ti vemë kurorë,
ta ulim atje, në fronin e lartë,
do jetojmë në paqe, s’ka më terror,
sot po fillon epokë e artë.
Do të hamë bar dhe ne ,sikur ju,
ejani vëllezër, mblidhuni këtu.
Fjalët e dhelprës besuan kafshëria,
dhe tufa tufa,dolën në lëndinë,
por shpejt mbi ta, u sul egërsia,
i prenë, i coptuan e bënë kërdinë.
Ah,ky ligj i xhunglës, sot kudo sundon,
i drejti humbet, i ligu fiton!