Paqe shpirti dekoratë! – Bukurie Binjaku
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PAQE SHPIRTI DEKORATË!
Po hyjnë poetët, në garë
Kush vargun, më të mirë,
Zogjtë këndojnë në behar,
Në shpirt, njëjtë mirësinë.
Paqen e shpirtit dekoratë
Kur vetë Zoti ka fal dhunti,
Mirësia s’lakmon, për garë,
Artistët si Diell përsosmëri.
Shpirt i tyre s’mban sekret
As kurrë jo nuk xhelozojnë,
Nëse të ka inat, ndonjë poet,
Lëre vetvetes ka vënë gomë.
Poeti s’njeh mëndjemadhësi
Thjeshtësinë si Perëndi e ka,
Kush të përbuz!? Shpirt ligësi,
“Në vargun e tij” duket qartë.
Në hijen e natës, Hënën treta
Me yjet në shpirt, sot vallëzoj,
Disa të vrasin, por aty s’mbeta,
Diell i agimit, vargjet i ndriçoi.
Bukurie Binjaku. 16. 6. 2020. GREQI.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com