August 12, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

BABAIT TIM

Sa herë të kujtoj, mbushem krenari
Më vijnë mrrolat tuaja plot me fisnikëri
Fjalët plot me matje, ti i vëje në rend
Dhe sot e kësaj dite mirë i kam në mend

Unë t’sillesha rrotull, kur ti po punoje
Ti perplotë me djersë, unë të bëja roje
T’i merrja gjithë veglat, kinse për mjeshtri
Kurse ti më thoshe, -prit se je i ri

Kur hypje në kalë si një burrë me nam
Ndihesha krenar për babanë që kam
Rrugës për në shkollë bëja shumë lëvdata
Shpesh të krahasoja me kalorës me shpata

Kështu unë me shokët fusnim ca zili
Mbase e teproja, por isha fëmijē
Ashtu më pëlqente të flisja pa ndalë
-Ështē kalorësi im ai burri mbi kalë

As tash si i rritur nuk di t’ mendoj ndryshe
Se kreshniku im më je dhe më ishe
Fjalët s’më mjaftojnë, por mbaj shumë kujtime
I mbaj n’përjetësi, thellë në qenien time

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com