Diku largë – Moza Reçi Shehi
Diku largë
Një kasolle e ngrohtë, ku se kapte shiu,
Një herë na jetonte, një djalë bir njeriu,
Hante e pinte sa bëhej me plasë ,
Nuk donte të dinte, se çfar ndodhte jashtë,
Nuk e lodhi mendjen, njeriu zemër lig,
Nuk i interesonte, çfar bënin komshitë,
Përbri kasolles tij, jetonte një plakë,
Ishte shumē e dobët, e varfër, e ngratë,
Sa dilte mëngjezi kjo plaka e shkretë,
Ikte merte rrugën, shkonte në qytetë,
Lypte në diqane, shkonte në çdo duerë,
Në darkë ajo kthehej, në kasolle e mjerë,
Një ditë seç na doli, ky djalë bir njeriu,
Se çfar do ti ndodhte, se dinte i ziu!?
Kaloj te shtëpi e plakës duke e pështyrë,
Ti moj plakë e keqe, kurr su bëre mire!
Ti Zoti të vraftë moj plakë zemër ligë!
Mbete derë më derë, në qytetë duke lyp,
Ju kthye plaka dalit duke qarë me dënesë,
Të paktën more bir, Zoti s’më dha si ti vesë!?
Punova gjithë jetën, u mundova sa munda,
Të gjithë pasurinë, për një natë e humba,
Më hyri i ligu në mesin e natës,
Mori çdo gjë që kisha, mua të ngratës,.
Djali uli kokën, e eci me ngadalë,
E plakës së shkretë, nuk i ktheu fjalë,
Në rrugë doli djali, po ecte kokë ulur,
Një gjarpër pas ferre, dhëmbin i kish ngulur,
Dhëmbje kish në zemër, u ndje i pikëlluar,
Me të shpejtë mendja, te plaka i kish shkuar,
Shpirtin të plagosur, tek derë e saj kish ndalë,
Plaka e habitur, djalin duke e parë!
I tha, çfar të gjeti tani more djalë!?
Kurr fola me ty, mendja më rrotulloi,
Seç doli nga ferra, në këmbë më pickoi,
Afrohu tek nëna, i tha si e mpirë!
Mori këmbën tij, ja thithi duke e pështyrë,
Ju lehtësua dhimbja, djalit zemër ligë,
Në mendje si kish shkuar, se do vinte kjo ditë!
Ai ulet në gjunjë, murmuriste nëpër dhëmbë,
Dhe plakën e mirë, puthi në këmbë,
Më falë o nënoke, të bëra të vuash!
Tani ti nga unë, kërko çfarë të duash!?
Nuk dua asgjë, i tha plakë e mjerë!
Vetëm mos pështyjë, në të shkretën derë!
Dera mu shkretua dhe më zuri halli,
Zoti më mori djemtë, e vdiqa për së gjalli,
Tani porsi djalë, do të më kesh mua,
Sa të jeshë nê jetë, ti kurrë nuk do vuajsh.
Moza Reçi Shehi
Datë, 17/06/2020