Jam grua! – Kujtim Ibro
JAM GRUA!
Bej apologjine e jetes sime!
Stuhi e uragane vrullshem
Jane leshuar mbi mua
Dhe them:
– Pak eshte te mendosh,
Jeta te papritura ka.
Veten e kam lene ne dallget e saj,
Mund dhe te isha mbytur
Vetem shpresa me nxori ne vah.
Por edhe me fatin jam inatosur,
Zjarr nga goja kam vjelle si nje dragua!
O njerez!
Lereni menjane perbuzjen tuaj,
Me shikoni mire dhe mos harroni,
Jam nene, jam grua!
Vertet,
Per krijesat e mia
Edhe me mekatin kam flirtuar,
Per ta, fort me thonj jam kapur,
Pas rrenojave te shpirtit te coptuar,
Dhimbja shpesh
Ne pragferri me ka cuar,
Por dot nuk me mposhti,
Kurre nuk me theu.
Dhjetra here rashe, qindra u ringrita.
Kur bija, force merrja ,
Si nga toka Anteu.
Jam femer, jam grua,
Domosdoshmerisht jam nene,
Jam syri I pagjume i neteve te gjata,
Me edhe pa hene.
Jam gjithshka
Jam mondanja
Jam edhe modestja,
Jam zeri I larte dhe i forte,
Jam edhe heshtja,
Por mbi gjithshka
Jam streheza
Ku bashke behen
Dhimbja dhe buzeqeshja!
K. I.
13.08.2017