Mos më rri me kokë mënjanë – Zhaneta Fisti
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Mos më rri me kokë mënjanë
Purina ime e rrallë
Herë e qetë e herë menduar.
Thuajm të lutem një fjalë.
Kush kaq shumë na ka qortuar.
Vetë u zgjove krejt pa pritur.
Faqe jete na bashkuan.
Herë të çiltra e harmonioze.
E më fal kur je zemëruar.
Si ta lëm vargun mënjanë.
S’të lë, jo moj të hutuar.
Aty shoh ngjyrat e jetës.
Një nga një duke shfletuar.
Se na mbështetën poetët.
Me penën ngjyer në hënë.
Që shruajn vargun e artë.
Të lidhur me muzën mëmë.
Të drejtat rezervohen autores.
Zhaneta Haskoçelaj Fisti 16 / 6 / 2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com