Si dritë Hëne e vërteta! – Bukurie Binjaku
SI DRITË HËNE E VËRTETA!
Mos e përgojoni, pas shpine
Njeriu i mirë s’bëhet, me lerë,
S’merret me fjalë pa rëndësie,
Gënjeshtër s’di, kurrë në jetë.
Po s’pate futur hudhër në gojë
Kur flet as kurrë nuk të vjen erë,
Kush për tjerët flet, paragjykon,
Shpirtin e vet ka lënë të mjerë.
Lëri me baltë, në ballë të lyhen
Me shoqërinë e tyre, si vetveten,
Diellin s’njohin, prandaj shtyhen,
Hapen si linjë, e sëmurin veten.
Të shajnë pas shpine e të qeshin
Kush është trim le t’a thotë në sy,
Prandaj shpirtrat e mirë heshtin,
Si dritë Hëne e vërteta s’bëhet dy.
Vishu si do ti, në formë normale
Mbaje veten me bukuri, në shpirt,
Mirësia përherë, si Dielli në male,
Egërsuar retë, s’mund t’ia arrijnë.
Bukurie Binjaku. 17. 6. 2020. GREQI.