C’po ndodh… – Suzana Rama
C’PO NDODH…
Cfare po ndodh perendi,
presim vere e bie shi,
si te them, valle nuk mjaftoi,
qe pranvera, bosh na shkoi,
gjalle, brenda te ngujuar,
natyres pa ju gezuar…..
Cfare po ndodh perendi,
gjithcka per rreth u tjetersua,
kenga e zogjve, zerat e femijeve,
blerimi ne fusha,kenga e lumenjve,
presim te lirohemi, rikthehet Corona,
mbyllet shpresa, rimbyllen dyert tona.
Cfare po ndodh perendi,
qe jetes dot s’i gezohemi,
s’eshte e drejte, as me thoni,
edhe sa do te heshte hiresia juaj,
jemi bijte e tu, e s’jemi te huaj,
mos prisni te na thahet loti,
kur te tjere humane, rremben morti.
Me thuaj perendi,
vertete jemi kaq mekatare,
sa te heshtesh kaq shume,
po s’kemi, as prere as vrare,
askend ne kete jete,
kemi rrojtur me djersen tone,
dhe kur kemi mundur, kemi heshtur,
kur te ligjte,mbi krye na kan mbetur,
por kjo eshte koha, te heshti imponon,
se peshku i madh e ha te voglin gjithmone.
E di mire ti perendi,
ne kete jete vijme vetem nje here,
e gjithkush e gezon sa mundet,
si mundet duke luftuar,
e nese mekatare ka n’mes nesh,
ku jane duart tuaja,ti drejtosh
keta perbindesha kokebosh,
pse duhet te gjithe te vuajme,
kur ata duhet te paguajne,
gabimet, fajet, krimet,
e te pastra te na celin agimet.
largoje dhe kete pise KORONE,
qe vetem, jete te pafajshme kerkon,
te marre nga rraca jone……
i kemi te shtrenjte, na dhimbsen,
e do ti mbrojme gjithmone,
se jane gjak i gjaket tone.
Tirane 17 06 2020
Suzana Rama DV